fbpx
Home » “South Outdoor Festival” Promovon Turizmin

“South Outdoor Festival” Promovon Turizmin

by AlbBnb

“South Outdoor Festival” në edicionin tij të pestë do të sjellë në bregdetin e Borshit, Sarandë, 5 ditë të mbushura me aktivitete të shumta.

Ky aktivitet, që do të zhvillohet nga 29 prilli deri në 5 maj në rivierën e bukur shqiptare, ka për qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot videon promovuese të këtij aktiviteti, që mbledh turistë të shumtë vendas e të huaj.

Si mund ta fillonim më me ritëm sezonin sesa me South Outdoor Festival. Në edicionin e pestë vjen me ditë festë mes sporteve, muzikës, kulinarisë lokale dhe lojërave. Të gjitha nën frymën e mjedisit, riciklimit dhe të ardhmes së gjelbër që na duhet. Nga data 29 prill deri në 3 maj, rezervoni në Borsh për të shijuar shumëçka që ofron mrekullia e rivierës së jugut.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Turistët vendas dhe të huaj si dhe të rinjtë do mund të shijojnë në këtë festival aktivitete sportive në natyrë, lojëra, argëtime por edhe ture kulturore e mbrëmje festive, të gjitha këto nën shijen e kuzhinës tradicionale dhe pamjeve magjepsëse të Jugut.

Përgjatë 5 netëve të festivalit, do të performojnë këngëtarë dhe grupe të njohur shqiptarë dhe të huaj si: Feddle Le Grand, Kadebostany, Eiffel 65, Elvana Gjata, Elita 5, Eugent Bushpepa, Madman’s Choice, Offchestra, Gipsy Grove, Sardi Strugaj, Kullua, Mixed Up Everthing, Urban Band, Abelomania, Mickey, Goce, Aldo Boocky Elio Lleshi, Equinoxx, Liburn, etj.

Ky është edicioni i pestë i këtij festivali që zhvillohet në vendin tonë dhe tashmë është kthyer në traditë.

Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut dhe është shumë i njohur për fushat e ullishteve, prodhimi i vajit të ullirit si dhe për plazhin e gjerë (7 km të gjatë) të krijuar nga delta e lumit. Ai karakterizohet nga një diversitet i jashtëzakonshëm gjeologjik, një përzierje e detit, maleve dhe burimeve të mahnitshme natyrore, si dhe një trashëgimi e pasur kulturore, traditë dhe kuzhinë të shijshme që e bën atë ideal për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion perfekt turistik.

Related Articles

3 comments

Richard Roe July 11, 2017 - 10:00 PM

Neque porro quisquam est, qui dolorem ipsum quia dolor sit amet, consectetur, adipisci velit, sed quia non numquam eius modi tempora incidunt ut labore.

Reply
Richard Roe July 11, 2017 - 9:59 PM

Et harum quidem rerum facilis est et expedita distinctio. Nam libero tempore, cum soluta nobis est eligendi optio cumque nihil impedit quo minus id quod maxime placeat facere.

Reply
Richard Roe July 11, 2017 - 9:59 PM

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil.

Reply

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More